Skuadra e Romës ka marrë një shtytje të madhe pasi
kapiteni Francesco Totti do të jetë në gjendje të
luajë në njërën pjesë në ndeshjen
kruciale të Ligës së Kampionëve kundër
Chelseat të martën mbrëma.
Me këtë lajm është kthyer sërish optimizmi
në fushën stërvitore të Giallorosëve në
Trigoria, duke pasur parasysh se loja e romakëve bazohet kryesisht
te simboli i tyre.
Totti është stërvitur gjatë të hënës
bashkë me lojtarët tjerë, dhe sipas “Il Corriere
Dello Sport” ai do jetë i gatshëm të luajë
në Stadio Olimpico kundër Chelseat.