Në fund të këtij muaji sunduesi definitiv i tregut
të videove online, Google YouTube, përdoruesve të vet do
tu ofrojë edhe një risi, transmetimin e
drejtpërdrejtë të videove, të ashtuquajtur –
webcasting.
Shërbimi i emëruar YouTube Live fillon me punë në
22 nëntor me transmetim nga San Francisco. Disa nga personat e
famshëm të cilët do të kanë nderin të
hapin këtë risi nga Google do të janë reperi
Will.i.A, këngëtarja Katy Perry, kitaristi Joe Satriani,
të megapopullarizuarit MythBusters, Adam Savage e Jamie Hyneman,
si dhe shumë të tjerë.
Si në këtë, ashtu edhe në tjerët webcasting
në kuadër të kanalit YouTube Live do të marrin
pjesë personat video materialet e të cilëve janë
publikuar në YouTube dhe janë jashtëzakonisht të
popullarizuara, derisa incizimet e 50 të përzgjedhurve deri
më tani në YouTube janë shikuar më shumë se
2.5 miliardë herë.
Ajo që nuk e kemi të njohur është e dhëna
nëse shfrytëzuesit do të mund të vendosin në
faqet e tyre transmetimin e tyre të drejtpërdrejtë ashtu
siç mund të vendosin cilindo video material nga YouTube,
mirëpo besojmë se opsioni i tillë do të
mundësohet.
www.youtube.com/live