Ministria amerikane e mbrojtjes në muajin maj të vitit 2007
ushtarëve dhe oficerëve të saj ua kishte ndaluar qasjen
në video shërbimin online YouTube, e tani ofron një
shërbim të ngjashëm të dedikuar pikërisht
atyre.
Përfaqësuesit e ushtrisë amerikane kanë realizuar
bashkëpunimin me kompaninë Delve Networks, i cili ka
rezultuar me paraqitjen e faqes së internetit TroopTube, një
shërbim online për video i cili ushtarëve në
terren, familjeve të tyre dhe miqve si dhe të punësuarve
të ushtrisë u mundëson shkëmbim dhe shfletim
të thjeshtë të materialeve video.
Në TroopTube mund të regjistrohen të gjithë
pjesëtarët e cilësdo njësie të ushtrisë
amerikane, anëtarët e familjeve të tyre dhe të
punësuarit civil të Ministrisë amerikane të
mbrojtjes, mirëpo secilin video-material të publikuar e
kontrollon Pentagoni, në mënyrë që të mos vjen
deri tek rrjedhja e informatave ushtarake apo ndonjë shkelje
të drejtave autoriale.
www.trooptube.tv;)