Portieri i Chelseat Peter Cech në ndeshjen e këtij vikendi kundër Sunderlandit, e ka bërë 100 numrin e ndeshjeve në të cilat nuk ka pësuar gol që nga koha që vesh fanellën Blu.
Cech ka bërë 180 paraqitje për Chelsean, ndërsa ndeshja e fundit ishte e njëqindta ku portieri çek nuk kishte pësuar gol si portier i Bluve të Londrës.
Kështu që Cech do të tentojë ta thyejë rekordin e klubit të cilin e mban Peter Bonetti me 205 ndeshje pa pësuar gol.
“Jam shumë i lumtur që arrita t’i bëj njëqind ndeshje pa pësuar gol. Nëse vazhdoj kështu, ndoshta pas pesë vitesh do ta kaloj rekordin e Bonettit”, është shprehur Cech.