Ylli i Milanit, Ronaldinho, sërish është lënë jashtë listës së përzgjedhësit të Brazilit, Dunga, në të cilën nuk është gjendur as sulmuesi i Juventusit, Amauri, por vend në formacion ka për problematikun Adriano.
Dunga sot e ka publikuar listën e lojtarëve, të cilët duhet të jenë pjesë e ndeshjes miqësore kundër Portugalisë më 19 nëntor. Ronaldinho, edhe krahas lojërave të mira me Milanin, sërish nuk ka pranuar ftesë nga trajneri.
Edhe pse është spekuluar shumë rreth paraqitjes me kombëtaren braziliane të sulmuesit të Juventusit, Amaurit, Dunga sërish nuk ka llogaritur në shërbimet e tij.
Adriano, i cili ka humbur dy ndeshjet e fundit të Interit dhe është në rrugë për të mos marrë pjesë as në ndeshjen e nesërme, është gjendur në listën e kombëtares për ndeshjen e radhës.
Përbërja e plotë e formacionit të Brazilit është kjo:
Portierë: Julio Cesar (Inter Milan), Doni (AS Roma)
Mbrojtës: Maicon (Inter Milan), Daniel Alves (Barcelona), Lucio (Bayern Munich), Miranda (Sao Paulo), Thiago Silva (Fluminense), Luisao (Benfica), Kleber (Santos), Marcelo (Real Madrid)
Mesfushorë: Gilberto Silva (Panathinaikos), Elano (Manchester City), Anderson (Manchester United), Josue (VfL Wolfsburg), Kaka (AC Milan), Diego (Werder Bremen), Mancini (Inter Milan), Alex Meschini (Internacional)
Sulmues: Robinho (Manchester City), Luis Fabiano (Sevilla), Alexandre Pato (AC Milan), Adriano (Inter Milan).