Shfrytëzuesit për të cilët Internet Explorer, Opera
e Safari në versionet e tyre mobile nuk janë aq të
mirë sa duhet, do t'i gëzohen lajmit se është
paraqitur versioni i parë testues mobil i Firefox.
Firefoxi mobil tani për tani quhet Fennec dhe punon ekskluzivisht
në Nokia N800 apo N810, mirëpo është e mundur
që të instalohet edhe në versionin për Windows,
Linux apo Mac OS X nëse veçse doni të zbaviteni me
shfletuesin.
Mundësitë janë bukur të kufizuara, por mund të
merret me mend se Fennez me kohë do t'i bëhet konkurrent i
fuqishëm për Opera e Safari (Internet Explorer mobil
është aq i keq sa që nuk dëshirojmë as ta
përmendim).